Aplikimet Për Pasaportë Dhe Kartë Identiteti, Ambasada Jep Njoftimin Për Emigrantët Shqiptarë Në Greqi

Ambasada Shqiptare në Athinë njofton të gjitë aplikantët për pasaportë biometrike dhe kartë indetiteti mbi ndryshimet e datave të aplikimeve.Njoftimi i ambasadës:Të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë kërkuar takim për të aplikuar për pasaportë biometrike në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, luten menjëherë të kontrollojnë e-mailin e tyre, pasi për shkak të punës me orar të zgjatur dhe trefishimit të numrit të aplikimeve nga personeli, kanë ndryshuar datat e takimit për aplikim.Puna e madhe që po bëhet ka sjellë si rezultat shkurtimin e afateve kohore. Ndaj jeni të lutur të jeni të vëmendshëm duke kontrolluar e-mailin tuaj për t’u njoftuar në kohë për ndryshim të mundshëm të datës së aplikimit.Kujdes, shumë aplikantëve përgjigjet e takimit mund t’ju vijnë edhe në kategorinë; Spam (në anglisht) ose Anepithimita (greqisht). Në pamundësi të paraqitjes në datën e caktuar, përgjigjuni e-mailit të shërbimit konsullor duke kërkuar një datë të re më të përshtatshme për ju.

Leave a Reply