Anulohet procesi mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kështu, rreth dy milionë nxënës në vendin e Amerikës Jugore nuk do të kenë mësim as në shkollë, as përmes internetit, së paku deri në janarin e vitit 2021, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Viti shkollor është anuluar për shkak se shumica e zonave rurale nuk kanë internet”, tha Yerko Nunez, ministër i Presidencës.

“Fëmijët nuk kanë internet. Sistemi i fibrave optikë për fat të keq mbulon vetëm qytetet”, shtoi ai.

Organizata UNICEF ka raportuar se vetëm 40 për qind e nxënësve në Bolivi kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, por përderisa shtetet e tjera gjendje zgjidhje kretive, disa po mendojnë se Bolivia është dorëzuar shumë lehtë.

Shumë shtetet në mbarë botën e kanë ndërprerë procesin mësimor në shkolla që nga muaji mars për shkak të rrezikut nga pandemia. Vendet tash janë në mëdyshje sa i përket rihapjes së shkollave për vitin e ri shkollor që po afrohet.

Leave a Reply