Ansi është me fat, Sinani i organizon festën përrallore të ditëlindjes (Pamje)

Ditën e sotme vogëlushi i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit, Ansi ka festuar 4-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet, dhuratat dhe sigurisht një super festë mes familjarëve dhe miqve!

Vetëm së fundmi, përmes disa postimeve në rrjete sociale, Sinani ka zbuluar pamje nga festa. Prindërit i kanë blerë Ansit një motorr lodër me të cilin vogëlushi ka pozuar menjëherë.

Ambienti i festës është arreduar nga tullumbace të ngjyrave të ndryshme. Personazhi i preferuar vizatimor për Ansin duket të jetë Spiderman-i, pasi torta është bërë me imazhin e tij. Po ashtu një njeri i maskuar si ai ka argëtuar vogëlushin.

Showbiz

Leave a Reply