Anita Haradinaj: Doja të kem 6 fëmijë, por Haga nuk na la

Moderatorja Anita Haradinaj ka rrëfyer në një intervistë televizive detaje nga marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.
Ajo u shpreh se ka qenë Ramushi ai i cili mori hapin për të dhënë puthjen e parë.

“Unë e kam ndihmuar, dhe ai e ka bërë. I hapa rrugën“, tha Anita Haradinaj, e ftuar në “ATV”.

Moderatorja kosovare ka zbuluar gjithashtu se do dëshironte shumë të zgjeronte familjen e saj, pasi ka qejf të ketë 6 fëmijë, por sipas saj “Haga nuk i ka lënë shumë kohë”.

“Me dëshirë do kisha bërë 6 fëmijë, por nuk na ka lënë Haga kaq shumë kohë dhe kam ngecur me tre, janë shumë të mirë, të mbarë e te shëndetshëm. Me qejf 6 por tani shkova 40-vjeçe, nuk e di a kam kohë”, u shpreh Anita Haradinaj.

Ndër të tjera Anita Haradinaj ka treguar që mes të dyve Haradinaj, bashkëshorti i saj është më romantik.

“Unë do të doja të bëja surpriza por nuk më lë radhë Ramushi, sepse është më romantik. I vjen natyrshëm, është më romantik nga natyra”, tregoi moderatorja.

error: Alert: Content is protected !!