Albin Kurti: As Serbia se njeh Kosovën por as Kosova se njeh Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë pjesë e darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

Ai para medieve tha se njohja reciproke është zgjidhja mes Kosovës e Sërbisë.

“Duam dialog të përgatitur mirë parimor, si palë të barabarta, në të cilët natyrisht thelbi është tashmë që e ka thënë jo vetëm presidenti i ri Amerikanë, Joe Biden por edhe shumë lider të tjerë botëror, zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit njohja reciproke. Pra as Serbia se njeh Kosovën por as Kosova se njeh Serbinë, dhe njohja reciproke është ajo e cila do të kontribuonte shumë për paqen stabilitetin dhe sigurinë afat gjatë në Ballkan”, ka thënë Kurti.

error: Alert: Content is protected !!