“A je i bukur si intereson askujt, lej fotot – puno”, ja si ia kthen Bajqinovci komentuesit!

Deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit nuk i ka pëlqyer një koment i një qytetarit që i ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Face book, raporton Gazeta Express.

Bajqinovcit i ka shkruar një qytetar duke i thënë se kosovarëve nuk iu intereson a është i bukur e del në foto, por shton që ai duhet të merret me problemet e qytetarëve.

Tutje, ky qytetar ka kërkuar nga Bajqinovci më shumë punë e që t’i lejë fotot, duke thënë se për këtë arsye e ka votuar.

Bajqinovci ia ka kthyer këtu komentuesit, duke i thënë se ai është tërë kohën duke punuar në Kuvend dhe jashtë tij.

Qytetari që i ka shkruar deputetit të LVV-së duke folur për çështjen e call center ka vazhduar edhe më tutje duke thënë se e ka zhgënjyer deputeti shumë, ani pse të njëjtin e kishte respektuar gjatë kohës sa ishte gazetar.

Këto komente qytetari i ka bërë në po stimin ku Bajqinovci shkruante për Be tejën e Koshares teksa kishte p ostuar në Face book edhe disa fotografi të tij nga terreni./GazetaExpress

error: Alert: Content is protected !!