A është e lejuar që të kërkohet ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut?

A është e lejuar që të kërkohet ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut?

Përgjigjja: Jo, nuk është e lejuar. Argument për këtë është fjala
e Allahut të Lartësuar në Kuran:
ِع ُ ین﴾ [الفاتحة: 5 اك نَ ْستَ یَ ِ   اك نَ ْعبُُد َوإ یَّ ِ [إ
{Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!} (el-Fatiha:5). Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë: ، وإذا َ استعنت فاستعن باالله» «إذا َ سألت فاسأل االلهَ «Kur të lutesh, lutju vetëm Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko ndihmë vetëm prej Allahut!» (Tirmidhiu: Hasenun-Sahih) Po në qoftë se u kërkojmë ndihmë të gjallëve që janë të pranishëm Përgjigjja: Nëse ata që janë të pranishëm janë në gjendje dhe kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, lejohet. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhërishëm në Kuran: ﴾ [المائدة: 2﴿ ُعْدَوانِ ْ وال ِ م  ث َع َ اونُوا َعلَى ْالإِ وى َوَلا تَ ِّر َوالتَّق  ب ْ َع َ اونُوا َعلَى ال وتَ
{Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi.} (el-Maide:2)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë: « واالله في عون العبد ماكان العبد في عون اخیه»
«Allahu është në ndihmë të robit, për aq kohë sa robi është në ndihmë të vëllait të vet.» (Muslimi)0 Marrë nga Libri: Mesojeakiden tende nga Kurani dhe Suneti Me autor: Muhamed Xhemil Zejno Perktheu: Bashkim Selmani

error: Alert: Content is protected !!