A e dini se gjethja që e keni në shtëpi iu shëron mbi 10 sëmundje

A e dini se gjethja që e keni në shtëpi iu shëron mbi 10 sëmundje

A e dini se gjethja që e keni në shtëpi iu shëron mbi 10 sëmundje

Fleta e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve. Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes. Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator etj. Ju propozojmë disa mënyra se si ta përdorni këtë bimë, transmeton Telegrafi.

Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja: Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje. Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.

Pastron mukozën nga mushkëritë: Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë. Mënyra më e mirë është që t’i qitni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin. Ndihmon edhe lyerja me vaj e gjoksit. Kjo shëron alergjinë dhe astmën.

Ndihmon personat me diabet: Hulumtimi ka treguar se konsumimi i tre gramëve dafinë në ditë zvogëlon nivelin e glukozës te njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2. Është e mirë për metabolizëm: Qitni sa më shumë në ushqim ose bëni masazh barkut me vaj dafine pas racionit. Kjo do t’i krijojë tajitje të shpejtë dhe përpunim të ushqimit në lukth. Puna e rregullt e zemrës: Bashkimi organik i gjetur në dafinë forcon muret e kapilarëve në zemër dhe ndihmon në eliminimin e kolesterinës së keqe nga trupi.

Shëron inflamacionin e nyjave: Nëse keni probleme me nyjat, me vaj dafine bëni masazh zonës së nyjave dhe shtoni sasinë e fletëve të dafinës të cilën e shtoni në ushqim. Është efikase edhe te infeksionet urinare: Përzieni pluhurin e dafinës me qumësht dhe pini këtë pije kur t’ju shfaqen këto probleme. Fjala është për recetën e vjetër për eliminimin e infeksioneve urinare.

Leave a Reply