A do udhëtojnë dot shqiptarët në Europë këtë verë/ Ministrja Xhacka jep lajmin e madh


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria po bën përpjekjet maksimale që t’u krijojë mundësi qytetarëve të bëhen pjesë e “pasaportës së gjelbër”, me qëllim të lëvizin lirisht dhe pa pengesa në vendet e Bashkimit Evropian, pa marrë parasysh faktin se me çfarë lloj vak sine janë injektuar. “Qysh në krye të herës kam bërë përpjekje për të lobuar që Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit tonë të ishin pjesë e pasaportës së gjelbër që do duhet për të udhëtuar lirshëm në Europë pas pandemisë”, tha zonja Xhaçka për Euronews.

Ajo tha se qytetarët që kanë marrë va ksinën kineze nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar në vendet e të Bashkimit Evropian. Por pranoi se nga BE ka marrë sinjale të qarta që Shqipëria nuk mund të ketë pritshmëri të larta.“Më është komunikuar shpesh prej homologëve që është në diskrecionon e çdo vendi për të vendosur se cilat janë kushtet që do duhet t’u nënshtrohen ato vende, që do duan të udhëtojnë. Ka vende që do jenë shumë tolerante. Va ksina kineze është pjesë e listës së OBSH dhe sot në proces vlerësimi nga EMA. Është një proces dinamik, që ne po tentojmë ta ndikojmë përmes lobimit tonë që edhe ne të jemi pjesë e vendeve që lëvizin lirisht. Shqipëria sot është një nga vendet më të sigurta për të mirëpritur turistë”, shtoi ministrja Xhaçka.

Pyetur lidhur me udhëtimin drejt Greqisë, ministrja u shpreh se nuk ka ende një vendim nga pala greke. Ajo vuri në dukje faktin se statistikat e vendit tonë ofrojnë një garanci që vendimet do të jenë pozitive për heqjen nga lista e kuqe e udhëtimit. Aktualisht pozitiviteti ka arritur në 0.5 për qind e të testuarve edhe pse tamponët janë shtuar shumë. Vetëm 400 qytetarë janë aktivë me koronavirus sot, ndër të cilët më pak se 40 në spital. Ndërsa Greqia dhe plot vende të tjera të BE janë disa herë më keq se Shqipëria e megjithatë kjo nuk i ndalon të mos lejojë shqiptarët të kalojnë më vendet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!