Prishja e banesave, banorët e “5 majit” protestë, bllokohet qarkullimi në zonën e unazës

Banorët e rrugës “5 Maji” që janë prekur nga prishja e banesave kanë dalë pasditen e sotme në protestë.

Banorët kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar. Në vend kanë shkuar efektivë të shumtë policie që iu kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen, por banorët kanë vijuar të protestojnë me pankarta e thirrje.

Burri mbyti nënën e 3 fëmijëve të tij me jastëk/ Prindërit e viktimës: Tentoi të fshehë kufomën, mbesa thotë; ‘do vrasë vëllain e motrën’

Mëngjesi i 23 marsit të 2019 ishte i fundit për 32-vjeçaren Gurije Hysën duke lënë pas 3 fëmijë të mitur. Jeta u pre në mes nga duart e bashkëshortit Alvinit, i cili tani po përballet me drejtësinë. Gurija vajzë e vetme mes 3 vëllezërve u dhunua gjatë gjithë viteve të martesës nga bashkëshorti i marrë me shkuesi derisa u vra e u varros në derë të tij. Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” prindërit e të ndjerës rrëfyen humbjen e madhe.

Babai i Gurie Hysës, Yzeir Brahushi: Gurien e ka dhunuar. Në 2013 e ka rrahur sa përfundoi në spital. Ai u dënua 8 muaj. Për ngjarjen më njoftoi krushka Sania. Mora vajzën në mbrojtje me 3 fëmijët. Qëndruan disa muaj tek unë. Jetonim në 2 dhoma 13 persona. I thanë Gurijes te mos rrinte më tek babai, por të vinte të jetonte me vjehrrën.

Nëna e Gurie Hysës: Na e dhanë lajmin e vrasjes nëpërmjet një kushëririt që në 6:30 të mëngjesit. Më tha; a ke folur në telefon? Po i thashë fola mbrëmë një orë. Më tha; “mere tani”. Më pas më tha çfarë kishte ndodhur. Ne nuk e kemi parë vendin e ngjarjes. Trupin e vajzës e lëvizën. Kryeplaku nuk u njoftua. Ai pasi e vrau ka kërkuar të fshehëkufomën. Ka marrë babain në telefon, të atin dhe i tha: e kam vrarë Gurijen dhe dua të fsheh kufomën. Babai e ka ndaluar i tha; nuk bëhen këto gjëra. Ky i tha; lere se i zgjidh unë këto gjera. Vrasja ndodhi 43 ditë pas vdekjes së lajmësit që bëri këtë martesë. Alvini ia kishte frikën lajmësit sepse e kishte burrin e hallës së tij.

Babai: Gurijen nuk e ka dhunuar vetëm Alvini por edhe babai i tij Yzeiri. Na i ka treguar mbesa që Yzeiri e shante dhe e ofendonte.

Babai i vrasësit: Nuk e kam prekur kurrë me dorë Gurijen. E kam pasur nusen e djalit. Madje kur Alvini tentonte ta godiste ne i dilnim para bashkë me gruan. Ai është me kartelë bëhej i dhunshëm ndonjëherë. Tani mbesa e madhe na është bërë agresive. Na thotë do vras 2 fëmijët e tjerë. Po fëmijë janë ata. Nuk mendoj se ka sëmundjen e babait.

COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: Regjistrohen 522 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 522 qytetarë, në këto bashki:
290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.

Janë 18,757 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Janar 2022)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259

Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030

Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156

Pro’test masive perseri ne Serbi ndaj Qeverise ! Por ja pse pro’testuan kesaj rradhe…

Pro’test masive perseri ne Serbi ndaj Qeverise ! Por ja pse pro’testuan kesaj rradhe…

Pro testa e katërt për ajrin është duke u zhvi.lluar në Beograd dhe mijëra qytetarë janë mble dhur për të kërkuar infor.macion për nivelin e ndotjes protestuesit kërkojnë që pjesa e ligjit për cilë.sinë e ajrit që ka të bëjë me infor mimin e publikut në rast të tejkalimit të përqendrimeve të grim.cave të dë mshme të ndryshohet për katësisht ky ligj të jetë më efikas dhe më i zbatueshëm.

Në mënyrë që popu llata të marrë informacion në kohë për shka.llën e ndotjes njoftimet dhe para lajmërimet për përqendrim të shtuar të ndo.tësve me një indeks të dukshëm cilësor duhet të transmetohen në cep të ekranit në frekuencat kombë tare dhe kanalet televizive lokale para.lajmëron organizata Eko Garda e cila po e udhëheq pro testën. Pro testuesit marshuan nëpër shesh duke shkuar deri para obje.ktit të qeverisë serbe.

Orizin te gjithe e hame, por kurr nuk e kemi menduar se kjo sem’undje sherohet me oriz nese e…

Orizin te gjithe e hame, por kurr nuk e kemi menduar se kjo sem’undje sherohet me oriz nese e…

Sto maku i njeriut ka kapaci.tetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim atij i nevo jitet 4 deri në 6 orë për të zbër.thyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë shtresat e brend shme të stomakut rigjene.rohen vetë dhe shumë shpesh stomaku është një maki.neri e fuqishme në gjenerimin e hormo neve.

Këto horm one stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksi.onin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia pan kreasi por edhe truri. Stomaku është gjith ashtu linja e parë e mbroj.tjes së sistemit imunitar.

Shqetë simet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me pran.inë e gazrave dhe problemet me tretjen. Për kujdesja ndaj stomakut është thelbë.sore për shëndetin

Në këtë arti kull do të mësoni si të përga.tisni kurë të thjeshta natyrale për shëndetin e stoma kut. Lëngu i orizit kun dër diaresë nëse keni dhimbje sto.maku dhe vuani nga diarea zieni gjysëm filxhani çaji me oriz në gja shtë gota uji. Ziejeni orizin për 15 minu.ta kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjal të lëngun pijeni të ngrohtë dhe kjo do ju ndihmoj nga diarea.

Kush ka më shumë shanse për të fituar “Big Brother Vip” sipas horoskopit?

Gjithë rrugëtimi në “Big Brother VIP” dhe loja e tyre para finales do të ndikojë te shanset për fitore, patjetër, por përderisa jeni në këtë artikull, jeni mjaftueshëm kuriozë të dini se çfarë kanë rezervuar yjet për banorët.

Shenja e Dashit (Monika dhe Iliri)

Për Monikën dhe Ilirin, të dy shenja e Dashit në horoskop, java e ardhshme duket se do të nisë me një mundësi për të bashkuar forcat me dikë. Në fillim të muajit, do të jenë të vrullshëm. Lëvizja e Mërkurit në shtëpinë e dhjetë që lidhet me ambicien do t’i shtyjë për të përmbushur qëllimet që i kanë vendosur vetes për finalen dhe fitoren.

Megjithatë, Plutoni në Bricjap mund t’i shpërqendrojë disi aty nga data 11 shkurt. Sipas horoskopit të Dashit, ata duhet të pranojnë se ka vend edhe për të tjerët në finale. Dëshira për të konkurruar të tjerët mund t’i penalizojë sepse nuk do të përqendrohen te loja e tyre.

Shenja e Binjakëve (Beniada)

Muaji shkurt do të nisë me entuziazëm për Beniadën dhe ky nuk është më një lajm i ri. Saturni në Ujor do t’i bëjë Binjakët ta shohin botën përmes një tjetër lenteje. Duke qenë se bota e Beniadës për momentin janë vetëm banorët brenda “Big Brother VIP”, ndoshta këndvështrimi i saj për disa do të ndryshojë.

Mërkuri, planeti udhëheqës i Binjakëve, nuk do të jetë më në prapavijë më 14 shkurt (4 ditë para finales) dhe kjo gjë mund ta bëjë atë të ndihet më e freskët. Muaji shkurt për Binjakët lidhet me një rrugëtim drejt suksesit, ndaj ndosha Beniadën e shohim në finale.

Shenja e Virgjëreshës (Arjola, Donald)

Shkurti do të fillojë mirë për njerëzit e shenjës së Virgjëreshës, të cilët do të ndihen më të karikuar për të përmbushur qëllimet e tyre. Kur Mërkuri, planeti udhëheqës i Virgjëreshave, të mos jetë më në prapavijë, ata mund të ndihen gati për argëtim.

Kur Mërkuri të bashkohet me Plutonin më 11 shkurt (1 javë para finales) Arjola, Donaldi ose të dy mund të përfshihen nga frika e gjykimit nga bota jashtë ose dëshira për t’u parë nga të tjerët. Afërdita dhe Marsi do t’i ndihmojnë ta shprehin veten më mirë, sidomos nëse janë magjepsur nga një dashuri e re ose nga një dëshirë për diçka që e duan patjetër.

Shenja e Shigjetarit (Einxhel)

Problemi me krahun do të bëjë që Einxhel, pasi të rikthehet në shtëpi, të qëndrojë aktive përmes komunikimit. Fillimi i shkurtit do ta gjejë të përfshirë në komunikime të shumta. Megjithatë, bashkimi i Ujorit me Saturnin mund t’ia vështirësojë disi punën për të shprehur më mirë veten.

Sipas horoskopit për Shigjetarët, bashkimi i Mërkurit me Plutonin në Bricjap do t’ia vështirësojë punën për paratë. Në rastin në fjalë, paratë lidhen me të qenit finaliste dhe/ose fituese. Megjithatë, muaji shkurt do t’i inkurajojë Shigjetarët që të mos heqin dorë dhe të kërkojnë me ngulm çfarë mendojnë se meritojnë. /Revista Anabel

Zyrtare: ja kur do te dalin pagesat per keto kategori te punetoreve

Sipas njoftimit në këtë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.

“Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim. Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik.

Dietat më të mira për humbje në peshë, sipas ekspertëve

Kthimi i faqes së kalendarit në një vit të ri është shpesh një sinjal se është koha për një fillim të ri, dhe kjo nuk është ndjerë kurrë më e mirëpritur se në vitin 2022. Shumë njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe mezi presin të dalin jashtë pak më shumë se në vitin e kaluar. Të ndihesh pak më rehat për të qëndruar i sigurt do të thotë gjithashtu se mund ta kthesh energjinë mendore drejt shëndetit të përgjithshëm.

“Ngrënia e një diete të pasur me lëndë ushqyese mund të na bëjë të ndihemi më mirë dhe më energjikë, dhe të kuptojmë se po ndërmarrim disa hapa drejt një jete më të shëndetshme”, thotë dietologia Amanda Beaver, nga Houston Methodist Wellness Services.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë kur adoptoni një dietë të re është t’i bëni vetes këto pyetje: A është e qëndrueshme? A ndalon disa ushqime, duke përfshirë të preferuarat tuaja? A mund ta mbani këtë dietë? Një panel dietologësh kanë zgjedhur disa nga dietat më të mira. Këtu janë rekomandimet e tyre për t’u marrë parasysh.

Dieta mesdhetare: Bazuar në stilin e jetës së shëndetshme për zemrën e Greqisë, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë, dietat e stilit mesdhetar përfshijnë yndyrna të shëndetshme si avokado, vaj ulliri, arra dhe peshk të paktën dy herë në javë, shumë fasule, fruta, perime me gjethe, dhe drithëra të plota, madje edhe një gotë verë të kuqe cdo ditw. Mund të hani djathë me moderim, por kufizoni mishin e kuq në një ose dy herë në javë.

Dieta DASH: Dieta DASH do të thotë qasje dietike për të ndaluar hipertensionin. Dieta me përmbajtje të ulët të natriumit u krijua si një mënyrë për të ndihmuar njerëzit të kontrollojnë presionin e gjakut pa përdorur ilaçe, megjithëse disa libra e kanë përdorur atë si bazë për një dietë për humbje peshe. DASH thekson frutat, perimet, drithërat dhe produktet e qumështit me pak yndyrë ose pa yndyrë dhe kufizon yndyrat e ngopura dhe kolesterolin dietik.

Dieta Vegane: Duke shkuar një hap më tej se dieta tradicionale vegjetariane, veganët shmangin të gjitha produktet shtazore, duke përfshirë qumështin, vezët dhe mjaltin. Ndërsa shumë e zgjedhin këtë mënyrë jetese për arsye etike ose mjedisore, disa njerëz e shikojnë dietën vegane edhe për humbje peshe. Dhe me epokën e re të mishrave me bazë bimore, të bëhesh vegan është më e lehtë se kurrë.

Dieta “Flexitarian”: Në përkufizimin e saj më të thjeshtë është një kombinim i fjalëve “fleksibël” dhe “vegjetarian”. Ndërsa dieta vegane shkon një hap përtej vegjetarianizmit, dieta fleksitare e çon atë një hap prapa, shpjegon Dawn Jackson Blatner, nutricioniste dhe autore e Dieta Flexitarian. “Kjo është një dietë shumë pro-bimore, por ju jep fleksibilitet për të pasur një hot-dog në një park ose për të ngrënë pak mish gjeli,” thotë ajo. Nuk ka kufizime strikte të kalorive.

Dieta Fasting (agjërimi me ndërprerje): Ka disa mënyra të ndryshme për të bërë planin e agjërimit me ndërprerje: Disa njerëz hanë çfarë të duan 5 ditë në javë, më pas konsumojnë një dietë me shumë pak kalori (zakonisht rreth 500 kalori) në 2 ditët e tjera; të tjerët e kufizojnë ngrënien e tyre në një dritare 8-orëshe çdo ditë. Përshembull, ngrënia e ushqimit të pakufizuar ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 16:00 dhe agjërimi për 16 orët e tjera.

Si të qetësoni dhimbjen e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit. Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit. Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.

Nëse ndjeni djegie stomaku, të përziera apo probleme me tretjen do të thotë se stomaku është i trazuar. Për të larguar dhe qetësuar këto dhimbje ju tregojmë një mënyrë shumë natyrale dhe efikase me çajin e xhenxhefilit. Ndiqeni më poshtë mënyrën se si të përgatisni lehtë këtë çaji natyral dhe shumë qetësues.

Si ndihmon në qetësimin e stomakut: Xhenxhefili njihet si një kurues natyral për shumë probleme të shëndetit, ku as stomaku nuk mbetet jashtë. I pasur në vitaminë C, amino acide, zink dhe kalium, xhenxhefili funksionon si një balancues natyral për çdo problem të stomakut tuaj. Mund ta përdorni kur keni të përziera, djegie të stomakut apo probleme të vazhdueshme me tretjen e mirë dhe dhimbje. Përveçse e qetëson stomakun kur ndjeni të përziera ka veti edhe ta boshatisë atë duke stimuluar tretjen e mirë. Prandaj mund ta konsumoni lehtësisht edhe pas vakteve apo gjatë ditëve që ndiheni të fryrë.

Si ta përgatisni cajin e xhenxhefilit: Zgjidhni një ibrik ku do të zieni ujin dhe përgatisni çajin dhe mbusheni atë me rreth 4 gota ujë ose 1 litër.Më pas merrni një degë xhenxhefili rreth 7-8 cm, qërojeni dhe priteni në feta të holla ose katrorë të vegjël. Nëse e prisni në copa të vogla, kujdesuni të shtypni pak ato në mënyrë që të lëshojnë të gjithë aromën dhe vlerat e tyre në ujë. Vini ujin të ziejë në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni copëzat e xhenxhefilit që përgatitët më parë. Lërini të ziejnë për 5 minuta në nxehtësi mesatare, më pas uleni zjarrin në të ulët dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera.

Gjatë fundit të përgatitjes shtoni një lugë mjaltë tek çaji juaj dhe përziejeni mirë. Kur të shikoni që çaji është gati, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Mund të zgjidhni ta kulloni nga copëzat e xhenxhefilit ose ta konsumoni bashkë me to. Konsumojeni këtë çaj të ngrohtë sa herë të ndjeni probleme me stomakun dhe mos e ndaloni kurën derisa të ndiheni më mirë. Nëse dhimbjet vazhdojnë për ditë me radhë dhe janë të padurueshme, këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist.

A ËSHTË E SIGURT VAKSINA ANTI-COVID PËR GRATË SHTATZËNA

Shtytja vjen pasi një studim i ri ka zbuluar se pothuajse të gjitha gratë shtatzëna të shtruara në spital me simptoma COVID-19 vitin e kaluar ishin të pa vaksinuara.

Të dhënat, të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se 96 për qind e grave në spital me simptoma nuk ishin vaksinuar, shkruan Mirror.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social citoi statistika nga studimi, duke shënuar se nga gratë shtatzëna të pa vaksinuara në spital, një e treta kishte nevojë për mbështetje të frymëmarrjes.

Përafërsisht 20 për qind e grave të shtruara në spital me virus duhej të lindnin para afatit për t’i ndihmuar ato të shërohen siç duhet.

Shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulin se vaksina kundër COVID-19 është e sigurt për gratë shtatzëna.

Gill Walton, shefi ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i RCM, tha: “Ka prova dërrmuese që vaksina anti-COVID është e sigurt për gratë shtatzëna dhe për foshnjat e tyre – dhe se është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato të sigurta nga dëmtimi. Mjerisht, ka shumë gra shtatzëna që shtrohen në spital me COVID-19”.

Dr. Jen Jardine nga RCOG, e cila është shtatzënë në muajin e shtatë dhe ka pasur një vaksinë përforcuese për COVID-19 , tha: “Si mjeke dhe si nënë shtatzënë, tani mund të jemi shumë të sigurt se vaksinat ofrojnë më të mirën e mundshme – mbrojtje për ju dhe fëmijën tuaj të pa lindur kundër këtij virusi”.