7 këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

7 këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

7 këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

Këshilla të rëndësishme për kontrollin e presionit të gjakut. Humbni në peshë: Mbipesha rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ushqehuni shëndetshëm: Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm mesdhetar. Ky i fundit përqendrohet më shumë në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave. Gjithashtu, këshillohet ulja e konsumit të yndyrnave të ngopura, mishit të kuq dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë. Ulni konsumimin e kripës: Rekomandohet që të hani jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të kripës dhe hipertensionit apo çrregullimeve të tjera metabolike.

Mos pini duhan: Pirja e duhanit dëmton shëndetin e mushkërive dhe rrit rrezikun e kancerit. Megjithatë, pirja e duhanit është faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjet në tru. Aktiviteti fizik: 30 minuta aktivitet fizik për të paktën 3 ditë në javë, zvogëlon shanset e tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Shmangni stresin: Niveli i stresit është një nga faktorët e rritjes së presionit të gjakut. Rrjedhimisht, përqendrimi në gjërat pozitive ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Jini të rregullt me ilaçet: Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, marrja e ilaçeve të tensionit është shumë e rëndësishme.

Leave a Reply