Kosova s’thotë ‘marova’: FSK pranon automjetet e blinduara nga Amerika (FOTO)

Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes, i ka bërë vizitë sot Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara ASV të donacionit të ri të ShBA-ve.

Ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, që e njoftoi ministrin me automjetet përkatëse si dhe destinimin e atyre aktualeve për qëllime trajnimi.

Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve ushtarake ASV është veç pjesa e parë e kontingjentit të plotë që pritet të vijë.

Mehaj më pas ka inspektuar edhe poligonin e qitjes.

Nuk dihet se cili ishte çmimi i këtyre automjeteve të blinduara. /Periskopi

error: Alert: Content is protected !!