5 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më të qetë

5 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më të qetë

5 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më të qetë

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë 7 deri në 9 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit të mirë. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e pesë ushqimeve më të mira që lehtësojnë ardhjen e gjumit.

Kosi: Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën. Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë. Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Vishnja: Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit. Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë. Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Bajamet: Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez. Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë. Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata. Tërshëra: Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi. Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Mjedra: Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë. Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër. Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.

Leave a Reply