22 vjeçari shqiptar i Kosovës humb jetën në Suedi, i afërmi prek me dedikimin: Na e kpute shpirtin dajë (Foto)

Një 22 vjeçar nga Botusha e Koshares Vatan Rama, ka vdekur si pasojë e një aksi denti trag jik në Suedi. Sipas gazetës Express Vatani ishte djalë i vetëm i familjes Rama. Njoftimin e ka dhënë një familjar i tij në Facebook.

“Miq shoke dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA,Trag jikishte humbi jetën ne një aks ident trafiku ne Suedi,e lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë ishe I vetmi djale ne familje i HASTRETIT, na e kpute shpitin daje”,– ka shkruar një familjar i tij.

Sipas Expresen.se makina e të riut ishte përp lasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një austradë të Suedisë. Policia ka treguar se ishin dashur plotë katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.

“Përpl asja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, -thuhet media.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aks identi. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përp lasur.

Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aks identit. Është marrë edhe makina e vik timës për të hetuar nëse ka pasur ndonjë problem teknik. /korrieri