18 tërmete goditën Shqipërinë gjatë 48 orëve të fundit

Që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri ka pasur një numër relativisht të lartë pas lëkundjesh.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave vetëm në 48 orët e fundit ka pasur 18 tërmete, ku më i fortë ka qenë ai i pasdites së djeshme me një magnitudë 4.2 Ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i rënë pasditen e djeshme rreth orës 17:22 kishte një thellësi 6 kilometra në tokë dhe epiqendër mes Hamallajt (Durrës) dhe Fushë-Krujës.

Tronditjet e tij u ndjenë në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme./Express

Leave a Reply