14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, rritet numri i të shtruarve tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar e sot numrin e të infektuarve me koronavirus në vend në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 14 persona, duke e çuar në 1246 numrin total të të infektuarve. Nga 14 rastet e reja, 10 janë në Tiranë, 2 në Shkodër, 1 në Durrës dhe 1 në Krujë.

Sipas MSH, është rritur numri i rasteve të shtruara në Spitalin Infektiv, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë përfunduar në spital 13 të infektuar.

Deklarata e plotë e Genta Qirjakos nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)

Testime totale 18290

Testime molekulare 16255

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1246

Raste të shëruara 938

Raste Aktive 274

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187

Krujë 24

Shkodër 19

Kamëz 14

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 6

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Leave a Reply